Ndërlidhjet

Rashkë: Vazhdojnë gërmimet për varrezën masive


Lokacioni i dyshuar në Rashkë.
Lokacioni i dyshuar në Rashkë.
Në Rashkë të Serbisë sot vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për varrezë masive.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar se gërmimet do të vazhdojnë nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, të kryesuar nga drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i.

"Gërmimet ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritet të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse ky lokacion rezulton negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë, pritet të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara", thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG