Ndërlidhjet

Obama: Mandela – gjigant i historisë


Barack Obama gjatë fjalimit në Johanesburg
Barack Obama gjatë fjalimit në Johanesburg
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka cilësuar Nelson Mandelëm si “gjigant i historisë, i cili e ka lëvizur vendin kah drejtësia”. Këto komente zoti Obama i bëri gjatë fjalimit të tij në ceremoninë, në të cilën shënohet jeta dhe të arriturat e ish-presidentit të ndjerë të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, që ishte edhe lider kundër aparteidit.

Presidenti Obama e ka falënderuar popullin e Afrikës Jugore “për ndarje të Nelson Mandelës me ne”.

“Është vështirë që të lavdërohet çdo njeri, për t’i gjetur fjalët, jo vetëm faktet dhe datat, që e përbëjnë jetën e tij, por të vërtetën esenciale për personin, për gëzimet dhe hidhërimet e tyre private, për momentet e heshtura dhe cilësitë unike që hedhin dritë në shpirtin e dikujt. Kjo është më e vështirë për ta bërë për gjigantin e historisë, i cili e lëvizi vendin drejt drejtësisë, dhe në proces i lëvizi miliarda njerëz në gjithë botën”, tha presidenti Barack Obama.

Përkundër shiut të madh, ceremonia masive përkujtuese për Mandelën po mbahet në stadiumin e kryeqytetit Johanesburg.

Liderët nga afro 70 vende po marrin pjesë në këtë manifestim përkujtues.

Autoritetet e Afrikës Jugore kanë ndërmarrë masa të gjëra të sigurisë, për shkak se ceremonia në Johanesburg paraqet tubimin e nivelit më të lartë të personaliteteve botërore për gjenerata të tëra.
XS
SM
MD
LG