Ndërlidhjet

Karzai: SHBA po sillet si fuqi koloniale


Hamid Karzai
Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po sillen si fuqi koloniale, në kontestin lidhur me Marrëveshjen Bilaterale për Siguri, që është e nevojshme për forcat amerikane, të cilat mbesin në Afganistan, edhe pas vitit 2014.

Fillimisht Karzai e kishte mbështetur këtë marrëveshje, por pastaj ka refuzuar ta nënshkruaj atë.

Këto akuza ai i bëri në intervistën për të përditshmen franceze, Le Monde.

I pyetur se a po sillen Shtetet e Bashkuara si fuqi koloniale, Karzai u përgjigj: “absolutisht”.

Gazeta e ka cituar Karzain duke thënë se “ajo që kam dëgjuar gjatë ditëve të kaluara, ajo që kam dëgjuar më parë, është eksploatim kolonial klasik”.

Ai, poashtu, i ka akuzuar zyrtarët amerikanë për kërcënime, duke thënë se “kërcënimet që ata i bëjnë duke thënë se: ne nuk do t’i paguajmë rrogat, ne do t’ju fusim në luftë civile ose në situatën e gjendjes jopaqësore, janë kërcënime”.
XS
SM
MD
LG