Ndërlidhjet

Kiev: Autoritetet kërkojnë largimin e dy gazetarëve të Gjeorgjisë


Pamje nga përleshjet e sotme të policisë me protestuesit në Kiev
Pamje nga përleshjet e sotme të policisë me protestuesit në Kiev
Autoritetet e Ukrainës u kanë thënë dy gazetarëve të Gjeorgjisë, që po raportojnë për protestat në kryeqytetin Kiev, që të largohen nga Ukraina.

Televizioni TV Tabula në Gjeorgji tha sot se shërbimet e sigurisë dhe të imigracionit në Ukrainë i kanë urdhëruar gezetarët e këtij stacioni, që brenda 24 orësh të largohen ose ballafaqohen me dëbim.

TV stacioni ka thënë se gazetarëve u është thënë që të largohen për shkak të dyshimeve se kanë marrë pjesë në “trazirat masive”, por oficerët nuk u kanë dhënë ndonjë urdhër me shkrim.

Gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kanë shprehur përkushtim për të qëndruar në Ukrainë, derisa të mos u jepet njoftim me shkrim se duhet të largohen.

Tash e sa javë në Ukrainë po mbahen protestat kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovich, që të mos e e nënshkruaj një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG