Ndërlidhjet

Kabul: Shpërthim afër aeroportit ndërkombëtar


Forcat e sigurisë afgane dhe ato ndërkombëtare qëndrojnë afër aeroportit ndërkombëtar në Kabul
Forcat e sigurisë afgane dhe ato ndërkombëtare qëndrojnë afër aeroportit ndërkombëtar në Kabul
Një sulmues vetëvrasës me bombë e ka sulmuar sot një konvoj të trupave të jashtme afër aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Një zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane i tha Radios Evropa e Lirë se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, duke thënë se ai ishte i drejtuar kundër trupave të jashtme.

Në aeroport është e vendosur baza më e rëndësishme e komandës së NATO-s, Komanda e Bashkuar e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë.

Analistët thonë se sulmet në aeroprtin e ruajtur me masa të ashpra sigurie, janë relativisht të rralla dhe se ky kapacitet paraqet një cak ambicioz për kryengritësit.
XS
SM
MD
LG