Ndërlidhjet

Ushtarët francez vrasin 19 islamistë të dyshuar në Mali


Mali - Njerëzit përshëndesin ushtarët francez, të cilët bashkë me ushtarët malian, hyjnë në qytetin historik Timbuktu (Ilustrim)
Mali - Njerëzit përshëndesin ushtarët francez, të cilët bashkë me ushtarët malian, hyjnë në qytetin historik Timbuktu (Ilustrim)
Forcat ushtarake franceze kanë vrarë 19 islamist të dyshuar gjatë përleshjeve në veri të Mali, njoftoi ushtria të mërkurën.

“Përleshjet ndodhën gjatë një operacioni në zhvillim e sipër, që filloi javën e shkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë franceze Hubert de Quievrecourt, për të shtuar se pas shkëmbimit të zjarrit, trupat e të dyshuarve janë varrosur në shkretëtirë.

Forcat franceze gjatë dhjetë ditëve të fundit, janë në kërkim të ekstremistëve islamistë në një zonë veriore të shtetit.

Presidenti i Mali Ibrahim Boubacar Keita, i cili takoi kancelaren gjermane Angela Merkel të mërkurën në Berlin, i ka përshkruar rrebelët ekstremist si “monstra”.

Gjermania përkrah intervenimin e Francës në Mali, ndërsa forcat e saj ushtarake trajnojnë forcat e armatosura të këtij shteti.

Rreth 3,000 ushtarë francez janë të stacionuar në këtë shtet perëndimor afrikan, i cili po merr veten pas një grusht-shteti dhe kërcënimeve nga grupet islamiste.
XS
SM
MD
LG