Ndërlidhjet

13 milion afrikan me HIV/AIDS s’kanë qasje në mjekim


Ilustrim
Ilustrim
Rreth trembëdhjetë milionë afrikan të infektuar me HIV-pozitiv, ende nuk kanë qasje në medikamentet që mund t’ua shpëtojnë jetën, tha të mërkurën një organizatë jo-profitabile World Aids Campaign.

Njerëzit që jetojnë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, janë më të prekurit me këtë sëmundje, në kontinentin e zi.

Vetëm një e treta e tyre, kanë qasje për trajtim të sëmundjes, thotë një hulumtim i Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS).

Arsyet kryesore për këtë mungesë të qasjes, është mungesa e pajisjeve, korrupsioni dhe keqmenaxhimi, dhe mungesa e një vullneti politik për të nxjerr më shumë fonde për të luftuar këtë sëmundje.
XS
SM
MD
LG