Ndërlidhjet

Washingtoni i sigurt për marrëveshje me Afganistanin


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, James Dobbins
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, James Dobbins
James Dobbins, emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, iu tha ligjvënësve amerikan të mërkurën se Washingtoni mbetet i bindur se do të nënshkruaj një Marrëveshje Bilaterale të Sigurisë (BSA) me Kabullin, përkundër zvarritjeve.

Diplomati amerikan i tha të mërkurën përfaqësuesve të komitetit për punë të jashtme se “ne nuk jemi para një vendimi për t’u tërhequr nga e gjithë ajo që ne, bashkë me popullin afgan, kemi arritur në 12 vitet e shkuara”.

Dubbins tha se “nuk ka ndonjë dyshim serioz se populli afgan dëshiron që trupat amerikane dhe të NATO-së, të rrinë atje”.

Presidenti i Afganistanit Hamir Karzai ka thënë se dëshiron që të shtyj nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, pas zgjedhjeve presidenciale të parapara për muajin prill.

Ditë më parë, presidenti afgan ka akuzuar Washingtonin për sjellje kolonialiste në raport me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG