Ndërlidhjet

Mlladiq duhet të dëshmojë për Karaxhiqin në Hagë


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Hagës ka vendosur që ish-gjenerali serb i Bosnjes, Ratko Mlladiq, duhet të dëshmojë në rastin e Radovan Karaxhiqit, liderit të serbëve të Bosnjes.

Kjo thirrje është aprovuar pasi Mlladiqi paraprakisht kishte refuzuar që të dëshmojë vullnetarisht si dëshmitar i mbrojtjes.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi njoftoi se Karaxhiq pret që Mlladiqi do të dëshmojë se ata dy “kurrë nuk janë pajtuar, apo s’kanë pasur në plan që të përndjekin myslimanët ose kroatët nga zonat e kontrollit të serbëve”.

Mlladiq dhe Karaxhiq akuzohen për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tyre si liderë të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës gjatë luftës trevjeçare atje (1992-1995).

Mlladiq pritet të ftohet si dëshmitar gjatë janarit në gjykimin e Karaxhiqit.

Dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë në luftë.
XS
SM
MD
LG