Ndërlidhjet

Japonezi vodhi 185 mijë dollarë për të ushqyer macet


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas i Japonisë ka grabitur gjatë një vitit shtëpitë e lagjes, duke grumbulluar gjënsende në vlerë prej 185 mijë dollarëve, për të ushqyer 120 mace, me ushqim të freskët, njoftoi të enjten policia në Tokio.

Mamoru Demizu, 48 vjeç, dyshohet se ka vjedh ari dhe xhevahirë në të paktën 32 shtëpi.

Ai i tha policisë së ka vjedhur sendet për të pas para që të ushqejë macet, pasi shpenzonte rreth 25,000 jen ($250) në ditë, njoftoi një polic.

“Ai ka thënë se ndihej më i lumtur kur ledhatohej nga macet”, tha polici.

Demizu, që është i papunë, ka mbajtur një mace në shtëpinë e tij në qytetin Izumi, në perëndm të Japonisë, ndërsa 20 të tjera në një magazinë pranë shtëpisë.

Ai ka ushqyer rregullisht edhe 100 mace të tjera të rrugës, që jetonin në lagjen e tij, njofton policia.

"Ai i shërbente macet me peshk dhe mish pule të freskët, e jo me mish të konservuar”, tha policia për agjencinë franceze të lajmeve, afp.
XS
SM
MD
LG