Ndërlidhjet

Vulinit i ndalohet vizita në Kosovë


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk ka udhëtuar sot drejt Kosovës, ashtu siç ka qenë e planifikuar, pasi Prishtina zyrtare nuk i ka miratuar kërkesën për vizitë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kjo është hera e dytë këtë javë që Vulinit i pamundësohet shkuarja në Kosovë.

“Prishtina bën gjithçka të mundur për të provokuar një lloj krize, që Serbia të jetë fajtore për një veprim ose mosveprim”, ka thënë Vulin për Tanjug-un.
XS
SM
MD
LG