Ndërlidhjet

Paneli i OKB-së: Zbatoni sanksionet kundër Iranit


Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit
Kryetari i Komitetit për Sanksione ndaj Iranit, pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ka bërë thirrje shteteve anëtare që të vazhdojnë zbatimin e sanksioneve të vëna ndaj Republikës Islamike, në lidhje me programin e saj bërthamor.

Gary Quinlan i ka thënë Këshillit të Sigurimit se marrëveshja e përkohshme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është zhvillim i mirëpritur, porse vendet duhet të vazhdojnë detyrimet ligjore të OKB-së.

Marrëveshja e 24 nëntorit i ofron Iranit lehtësim të pjesshëm të sanksioneve perëndimore, në këmbim të frenimit të disa aktiviteteve bërthamore.

Irani, megjithatë, nuk është lehtësuar nga katër raundet e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG