Ndërlidhjet

SHBA “mbështet forcat e moderuara rebele në Siri”


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin forcat e moderuara rebele në Siri.

Hagel, megjithatë, ka thënë se ndihma jovdekjeprurëse për opozitën në veri të Sirisë do të mbetet e pezulluar, derisa Uashingtoni të bëjë një vlerësim të qartë të situatës, pas raporteve se luftëtarët islamikë kanë marrë kontrollin e një depoje, e cila përmban veshje ushtarake amerikane, të destinuara për grupin kryesor rebel, të mbështetur nga Perëndimi.

Hagel është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sigurojnë ndihmë humanitare dhe mbështetje për liderin e Ushtrisë së Lirë Siriane, Salim Idris.

Ai e ka përshkruar situatën në Siri si “të paparashikueshme, të komplikuar dhe të rrezikshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë pezulluar ndihmën jovdekjeprurëse për opozitën në veri të Sirisë këtë javë.
XS
SM
MD
LG