Ndërlidhjet

Kerry: Pakti paqësor Izrael-Palestinë është i mundur


ShBA - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (Ilustrim)
ShBA - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (Ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha sot se pranvera vazhdon të jetë cak për arritjen e një marrëveshje paqësore ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës.

Kerry – i cili foli të premten pas dy ditësh negociatash me liderët izraelit dhe palestinez – tha se marrëveshja mund të finalizohet deri kah fundi i muajit prill.

Ai bëri të ditur se të dyja palët po analizojnë kornizën e marrëveshjes, e cila përgjithësisht do të mbulonte pikat kryesore të konfliktit.

Më herët gjatë ditës, Kerry ka zhvilluar bisedime me kryeministrin izralit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Kryediplomati amerikan po ashtu të enjten ka takuar gjatë turit të tij të nëntë në Lindjes e Mesme, edhe presidentin e Palestinës Mahmud Abbas në Rripin e Gazës, në Ramallah.

Negociatat e tashme, të cilat filluan në verë pas tri vjetësh pauzë, e që pritet të mbarojnë në prill, kanë treguar pak përparim deri më tani.
XS
SM
MD
LG