Ndërlidhjet

Kiev: Tensione në prag të protestave rivale


Kiev
Kiev
Në Kiev janë shtuar tensionet, pasi partia në pushtet pritet të sjellë mijëra mbështetës për t’iu kundërvënë protestave të opozitës.

Tubimi pro-qeveritar pritet të ndodhë në Sheshin e Evropës, pranë Sheshit të Pavarësisë, i cili është qendër e protestave pro-evropiane.

Autoritetet e rendit thonë se do të mbajnë demonstruesit të ndarë nga njëri-tjetri.

Vendimi i presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive kundër tij.
XS
SM
MD
LG