Ndërlidhjet

Irani thotë se ka dërguar majmunin në hapësirë


Ilustrim
Ilustrim
Irani thotë se ka dërguar me sukses majmunin në hapësirë, për herë të dytë.

Në ueb-faqen zyrtare të presidentit Hassan Rohani thuhet se majmuni është dërguar në orbitë me raketën Pajohesh dhe se është kthyer në Tokë në gjendje të mirë.

Njoftimi nuk jep detaje se kur ka ndodhur ky zhvillim.

Teherani flet shpesh për përparimet e veta teknologjike, porse është e vështirë të vërtetohen.

Në muajin janar, Republika Islamike ka thënë po ashtu se ka kthyer me sukses majumin e gjallë nga orbita në tokë.
XS
SM
MD
LG