Ndërlidhjet

Karzai sërish kërkon garanci nga SHBA-ja


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre mbi një pakt dypalësh të sigurisë.

Duke folur për gazetarët në Nju Delhi, Karzai ka përsëritur se do garanci, se marrëveshja që përcakton kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në Afganistan pas vitit 2014, do të sjellë paqe dhe siguri.

Karzai ka pranuar se kundërshtimi i Shteteve të Bashkuara ka pasoja serioze.

“Populli afgan ka mungesë burimesh. Ushtria dhe policia jonë do të vuajnë”, ka thënë ai.

Karzai ka thënë se do të nënshkruante marrëveshjen pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të caktuara për muajin prill, por autoritetet amerikane i kanë bërë thirrje atij që ta nënshkruajë menjëherë.
XS
SM
MD
LG