Ndërlidhjet

Në Kiev priten protesta pro dhe kundër qeverisë


Protestues antiqeveritarë në Kiev
Protestues antiqeveritarë në Kiev
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, pritet të jetë sot skenë e protestave rivale, kundër dhe në mbështetje të qeverisë.

Opozita ka bërë thirrje për dalje masive në Sheshin e Pavarësisë, për të rritur presionin kundër presidentit Viktor Yanukovych, për shkak të refuzimit të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të afërta me Rusinë.

Mbështetësit e presidentit, ndërkaq, pritet të tubohen në Sheshin e Evropës.

Senatori amerikan, John McCain, ka takuar të shtunën udhëheqësit dhe protestuesit opozitarë, si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të respektojnë protestat paqësore.

Autoritetet kanë njoftuar për suspendimin e katër zyrtarëve për shkak të dhunës së ushtruar kundër protestuesve pro-evropianë më 30 nëntor.

Megjithatë, opozita vazhdon të kërkojë dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG