Ndërlidhjet

Ndotje e madhe e ajrit në Shkup


Shkup
Shkup
Në Shkup, për të gjashtën ditë me radhë, ajri është aq i ndotur, saqë autoritetet u kanë sugjeruar qytetarëve që të mos dalin jashtë, të mos ajrosin banesat dhe të mos përdorin makinat.

Përqendrimi i grimcave më të vogla se 10 mikrometra është mbi kufirin maksimal të lejueshëm, raportojnë mediat maqedonase.

Dukshmëria në Shkup raportohet të jetë vetëm disa dhjetëra metra.

Në mesin e rekomandimeve për qytetarët është edhe që të mos përdorin sofat me drunj, ndërsa ndërmarrjeve u është rekomanduar që përkohësisht të ndalojnë të gjitha aktivitetet që përfshijnë përdorimin e kimikateve.
XS
SM
MD
LG