Ndërlidhjet

FIFA dënon ashpër mbrojtësin kroat për thirrje fashiste


Josip Shimuniq
Josip Shimuniq
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka ndaluar mbrojtësit kroat, Josip Shimuniq, pjesëmarrjen në dhjetë lojë – përfshirë Kupën e Botës në Brazil më 2014 – për shkak të një brohoritjeje pro-naziste në një ndeshje ndërkomëbatre.

Pas fitores së Kroacisë kundër Islandës, më 19 nëntor në Zagreb, Shimuniq ka marrë mikrofonin dhe ka brohoritur para mbështetësve “Për atdheun!”. Tifozët janë përgjigjur: “Gati!”.

Kjo frazë është përdorur nga regjimi ustash i Kroacisë, aleat i nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili ka persekutuar hebrenj, serbë, romë dhe kroatë anti-nazistë.

FIFA po ashtu ka dënuar Shimuniqin me 30,000 franga zvicerane dhe i ka ndaluar atij hyrjen në stadiumet e Kupës së Botës edhe si spektator.

Federata Kroate e Futbollit ka thënë se është e tronditur me ashpërsinë e dënimit dhe se do ta apelojë atë.

Vetë Shimuniq, përmes një deklarate të bërë muajin e kaluar, ka thënë se nuk ka menduar asgjë keq.
XS
SM
MD
LG