Ndërlidhjet

Koreja V. shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së liderit


Phenjan
Phenjan
Koreja e Veriut po shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong Il.

Imazhet që kanë ardhur nga Phenjani sot, kanë treguar radhët e mijëra zyrtarëve duke ndjekur ceremoninë përkujtimore.

Pas vdekjes së tij më 2011, udhëheqësinë e ka marrë djali i tij, Kim Jong Un.

Javën e kaluar, ai ka ekzekutuar Jang Song Thaekun, burrin e hallës së tij, i cili nga vëzhguesit e jashtëm është parë si figurë e fuqishme.

Jang është akuzuar për përkjekje për të rrëzuar shtetin dhe krime të tjera.

Rasti ka ngritur shqetësime për stabilitetin e lidershipit dyvjeçar të Kimit.
XS
SM
MD
LG