Ndërlidhjet

Moska shpërndan raketat Iskander në kufi me Baltikun


Rusi - Perimetri i goditjes eventuale nga raketat balistike ruse Iskander, pas vendosjes së tyre në Kaliningrad (Ilustrim)
Rusi - Perimetri i goditjes eventuale nga raketat balistike ruse Iskander, pas vendosjes së tyre në Kaliningrad (Ilustrim)
Moska ka dërguar edhe një varg raketash me rreze të shkurtër, Iskander, në Kaukazin Verior, raportojnë mediet ruse.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se zëvendësministri i mbrojtjes, Arkady Bakhin dhe komandanti i zonës jugore ushtarake Aleksandr Galkin kanë dal për të prit të martën trenin i cili solli raketat në Krasnodar Krai.

Bakhin citohet të ketë thënë se edhe dy sete raketash do të vendosen në këtë rajon, gjatë muajve në vijim.

Shtetet e Bashkuara shfaqën brengë të hënën pas raporteve se Rusia ka lëvizur raketat Iskander pranë kufirit ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë, në afërsi të Kaliningrad.

Edhe Polonia dhe tri shtete baltike, kanë shprehur shqetësim për këtë lëvizje të Rusisë.

Versioni i avancuar i raketës Iskander, ka një rreze prej 500 kilometra dhe mund të pajiset edhe me me kokë bërthamore.

Moska ka kërcënuar për një kohë të gjatë se do të zbarkoj raketet e saj në Kaliningrad, si përgjigje ndaj sistemit mbrojtës raketor amerikan.
XS
SM
MD
LG