Ndërlidhjet

Vriten tetë shiitë në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën tetë pelegrin të komunitetit të shiitëve janë vrarë të martën gjatë ecjes së tyre për në qytetin e shenjte Qerbela, në dy sulmet që ngjan në jug-lindje të Bagdatit.

Në sulmin e parë, një kamikaz ka detonuar mjetin shpërthyes kur i është afruar grupit të pelegrinëve që po ecnin në jug të Bagdadit, duke lënë katër të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sulmi i dytë, siç raporton agjencia franceze e lajmëve AFP, ka ndodhur kur një i dyshuar që udhëtonte me makinë hodhi një granatë dore në mesin e pelegrinëve, duke lënë katër të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Mijëra pjesëtarë të komunitetit të shiitëve, shumica në këmbë, marrin rrugë për haxhillëk në Qerbela, gjatë 40 ditëve të komemoracioni vjetor, i cili mbahet për të shënuar vdekjen e Imam Hussein, nipit të profetit Muhamed.

Të hënën ndërkaq një varg sulmesh me bomba vranë 47 njerëz.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më se tetë mijë njerëz janë vrarë nga dhuna sektariane në Irak këtë vit.
XS
SM
MD
LG