Ndërlidhjet

Katër të vdekur nga përplasja e helikopterit në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Të katër pasagjerët në bord të një helikopteri ushtarak kanë vdekur të martën pas përplasjes së fluturakes së tyre, njoftojnë autoritetet.

Incidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi trajnues, ku helikopteri për shkaqe ende të panjohura është përplas në afërsi të kryeqytetit turk Ankara.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, raportet e para nga terreni, sugjerojnë se helikopteri i markës S-70 Sikorsky, mund të ketë zënë në telat e largpërçuesve para se të përplaset për tokë.

Ushtria turke ende nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë incident, përpos se ka bërë të ditur se po heton shkaqet e rrëzimit të fluturakes së saj.
XS
SM
MD
LG