Ndërlidhjet

Rusia premton $15 miliardë për "shpëtimin" e Ukrainës


Rusi - Presidenti Vlladimir Putin (M) takon homologun e tij ukrainas Viktor Yanukovych (D) në Kremlin, 17 dhjetor, 2013
Rusi - Presidenti Vlladimir Putin (M) takon homologun e tij ukrainas Viktor Yanukovych (D) në Kremlin, 17 dhjetor, 2013
Rusia i ka premtuar Ukrainës kredi në vlerë prej 15 miliardë dollarë dhe ulje të çmimit të gazit natyror, përderisa në Kiev vazhdojnë protestat me kërkesë të përafrimit të shtetit me Bashkimin Evropian në vend se me Moskën.

Marrëveshjet u bënë të ditura pas takimit ndërmjet të presidentëve rus e ukrainas, Vlladimir Putin e Viktor Yanukovych në Moskë.

Presidenti Putin tha se çmimi i njësive të gazit, me të cilat furnizohet Ukraina, do të ulen për një të tretën e çmimit aktual, ose për 268.5$ për 1000 metra kub gaz.

Sipas tij, kjo masë është e përkohshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të këmbejë bonot që ka në fondin e emergjencave në vlerë prej 15 miliardë dollarë, si garanci shtesë për sigurinë financiare ukrainase.

Ukraina ka nevojë për të paktën 10 miliardë dollarë për të ruajtur qarkullimin në ekonominë e saj.
XS
SM
MD
LG