Ndërlidhjet

Parisi pret përkrahje për misionin në Afrikën Qëndrore


Republika Qendrore Afrikane - Njerëzit vajtojnë familjarët e vrarë gjatë luftimeve në Bangui, 05 dhjetor, 2013 (Ilustrim)
Republika Qendrore Afrikane - Njerëzit vajtojnë familjarët e vrarë gjatë luftimeve në Bangui, 05 dhjetor, 2013 (Ilustrim)
Disa shtete evropiane do të dërgojnë së shpejti trupat e tyre për të përkrahur misionin ushtarak franko-afrikan që po bënë përpjekje të rikthejë paqen në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), njoftoi sot ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

Gjatë mbledhjes së shefave të diplomacive evropianë të hënën në Bruksel, Franca ka kërkuar më shumë ndihmë nga aleatet e saja për të përkrahur misionin e saj paqeruajtës në RAQ, jashtë aspektit logjistik dhe financiar.

“Ne do të kemi së shpejti trupa në terren nga kolegët tanë evropian” tha Fabius.

Franca ka zbarkuar 1,600 paqeruajtës në këtë republikë, për të ndal dhunën sektare ndërmjet të militantëve të krishterë dhe kryengritësve Seleka mysliman, të cilët përmbysën ish-presidentin Francois Bozize.
XS
SM
MD
LG