Ndërlidhjet

Serbia mëson datën e negociatave me BE në janar


Ilustrim
Ilustrim
Negociatat për anëtarësimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë do të nisin në janar, kurse data e saktë do të caktohet më vonë nga kryesuesja e radhës e unionit Greqia, kanë konkluduar sot ministrat e jashtëm të BE-së.

Sipas medieve serbe, kështu bënë të ditur për gazetarët e mbledhur në Bruksel, shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe Kroacisë, Karl Erjavec dhe Vesna Pushiq.

Një zyrtar tjetër i lartë ka bërë të ditur se në konkluzionet e burrështetasve evropian po ashtu është futur një klauzolë kuçe e cila kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të lidhin “një marrëveshje ligjore për normalizimin e plotë të raporteve, para se Serbia të bëhet anëtare e Bashkimin Evropian”.

Në kuadër të kësaj “kornize negociatore”, të cilën ministrat e jashtëm evropian miratuan, thuhet se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve do të ngërthehet në kapitullin e 35-të “në fazën e hershme të negociatave” për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Mëgjithatë, është lënë hapësira që kjo klauzolë të jetë pjesë e ndonjë kapitulli tjetër, dhe se “Serbia duhet të sigurohet se qëndrimi i saj karshi statusit të Kosovës, nuk krijon pengesa ose ndikon në zbatimin e traktareve ligjore evropiane nga ana e Serbisë”.
XS
SM
MD
LG