Ndërlidhjet

Afganistani premton nënshkrim të shpejt të paktit me ShBA


Kabul- Trupat amerikane të cilat marrin pjesë në misionin e NATO-së në Afganistan-ISAF (Ilustrim)
Kabul- Trupat amerikane të cilat marrin pjesë në misionin e NATO-së në Afganistan-ISAF (Ilustrim)
Ambasadori afgan në Kombet e Bashkuara tha sot se është i sigurt që marrëveshja për siguri, për një mision të huaj anti-terrorizëm në Afganistan pas vitit 2014 do të nënshkruhet “në një afat optimal”.

Shtetet e Bashkuara e duan të nënshkruar Marrëveshjen Bilaterale për Siguri (BSA) deri në fund të këtij viti.

Mandati i forcave të NATO-së shuhet vitin e ardhshëm, dhe forcat ndërkombëtare duhet të tërhiqen nga Afganistani.

Zëvendësambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo i tha Këshillit të Sigurimit se nënshkrimi “i shpejt” i marrëveshjes do të çonte sinjal të qartë afganëve se “janë adresuar brengat e tyre për të ardhmen”.

Ambasadori afgan Zahir Tanin nuk dha asnjë premtim të martën për afatin optimal se kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka refuzuar ta nënshkruaj atë, edhe pse asambleja kombëtar me 2,500 ka dhënë përkrahje.

Karzai ka thënë se marrëveshja do të nënshkruhet nga pasardhësi i tij, ndërsa ka vënë si kusht edhe rifillimin e negociatave me talebanët.

Hiset janë të mëdha nëse kjo marrëveshje dështon, pasi Afganistani mund të humb 15 miliardë dollarë në ndihma vjetore që merr, që do të shkaktonte kolaps në ekonominë fragjile të këtij shteti.

Një misioni ndërkombëtar pas vitit 2014, do të përfshinte rreth 8,000 ushtarë amerikanë dhe 6,000 forca të aleatëve.
XS
SM
MD
LG