Ndërlidhjet

Vriten gjashtë besimtarë shiitë në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në Pakistan në sulme që për cak kishin komunitetin pakicë të shitëve mysliman, njoftuan të mërkurën autoritetet.

Në valën më të fundit të dhunës sektariane, viktimë ishte një çiftë dhe dy policë, thonë forcat e rendit.

Katër njerëz kanë vdekur kur një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë jashtë një xhamie të shiitëve që ishte mbushur me besimtarët në qytetin Ravalpindi në afërsi të kryeqytetit Islamabad, tha shefi i policisë Akhtar Lalika.

Sipas tij, policia që bënte roje para xhamisë ndaloi sulmuesin, kur po mundohej që të hapte rrugën për të hyrë brenda kompleksit të xhamisë me motoçikletën e tij.
Nga sulmi janë lënduar edhe 10 persona të tjerë.

Në një sulm tjetër, një çiftë është vrarë kur shpërtheu bomba në një mini-bus në qarkun Kurram në kufirin afgan, njoftuan autoritetet.
XS
SM
MD
LG