Ndërlidhjet

Moska akuzon BE-në për presion ndaj Ukrainës


Moskë - Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov (Ilustrim)
Moskë - Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov (Ilustrim)
Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavror ka kritikuar, atë që e quan si “presion të hapur” që po ushtrohet ndaj qeverisë së Ukrainës, duke iu referuar përpjekjeve të Bashkimit Evropian që të bind Kievin për të nënshkruar një pakt përafrimi me të.

Duke folur në sesionin para Këshillit të Federatës Lavrov tha se “përpjekjet për të imponuar këtë presion të hapur mbi qeverinë në Kiev, përkundër vendimeve të marra dje në Moskë, po na habisin”.

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka siguruar 15 miliardë dollarë në kredi nga Rusia, gjatë vizitës që pati të hënën në Moskë.

Ai po ashtu ka pranuar ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për të blerë bono shtetërore dhe për të ulur çminin e gazit rus për eksport.
XS
SM
MD
LG