Ndërlidhjet

Duma ruse ndryshon ligji për amnisti


Moskë - Policia duke ruajtur para Parlamentit të Rusisë (Ilustrim)
Moskë - Policia duke ruajtur para Parlamentit të Rusisë (Ilustrim)
Në leximin e dytë të ligjin për amnisti të mërkurën, parlamenti i Rusisë ka amendamentuar këtë legjislacion për të përfshirë edhe huliganizmin në të.

Ndryshimet nënkuptojnë se akuzat, kundër 30 aktivistëve të Greenpeace, që u zunë pas një proteste në detin arktik të Rusisë në shtator, ka gjasa të hidhen poshtë.

Leximi i tretë dhe përfundimtar i këtij ligji, pritet të bëhet të mërkurën vonë.

Ky ligj po ashtu pritet të liroj nga burgu edhe dy anëtaret e pank-grupit Pussy Riot, të cilat po vuajnë dënimin prej 2 vjet burgim për shkak të protestës së tyre në katedralen kryesore të Moskës.

Megjithatë, kjo amnisti nuk do të përfshirë edhe rivalin e presidentit Vladimir Putin, tajkunin Mikhail Khodorkovsky, i cili do të duhet të shlyej borxhin prapa grilave.

Po ashtu, nuk pritet që nga ky ligj të përfitoj as Aleksei Navalny, një prej liderëve opozitar, i cili u dënua me pesë vjet burg me kusht.
XS
SM
MD
LG