Ndërlidhjet

Parisi: Aleatet po i përgjigjen ftesës për mision në Afrikën Qendrore


Republika Qendrore Afrikane - Trupat paqeruajtëse franceze patrollojnë me makinat e blinduara në kryeqytetin Bangui (Ilustrim)
Republika Qendrore Afrikane - Trupat paqeruajtëse franceze patrollojnë me makinat e blinduara në kryeqytetin Bangui (Ilustrim)
Gjermania dhe Britania e Madhe po marrin në konsideratë kërkesën për dërgimin e trupave të tyre paqeruajtëse në Republikën Qendrore Afrikane, lajmëroi të mërkurën një ministër francez.

Në kohën kur Parisi zyrtar po shtyn përpara fuqishëm kërkesën e saj për ndihmë nga aleatët evropian, sipas ministrit për Evropën Thierry Repentin, Belgjika tashmë ka konfirmuar se do të dërgoj një kontingjent në këtë shtet që e ka kapluar kriza.

Sipas tij, Belgjika do të dërgoj rreth 150 forca ushtarake në “misioni mbrojtjeje”, për t’iu bashkuar 1,600 paqeruajtësve francez që janë dislokuar në këtë ish-koloni franceze.

Në një intervistë për radion RTL, Repentin ka thënë se trupat belge do të zbarkojnë në muajin janar.

“Po ashtu po bisedojmë edhe me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe”, shtoi ai.
XS
SM
MD
LG