Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – së paku 13 të vrarë


Pamje e qytetit të shenjtë shiit në Qerbela të Irakut
Pamje e qytetit të shenjtë shiit në Qerbela të Irakut
Nga disa sulme në gjthë Irakun, sot janë vrarë së paku 13 vetë.

Në qytetin Khalis, 80 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, nga sulmi vetëvrasës me bombë, janë vrarë 6 pelegrinë shiitë irakianë.

Në rrethinën e qytetit Samarra, 95 kilometra në veri të Bagdadit, persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një autobusi me pelegrinë shiitë nga Pakistani, me ç’rast janë vrarë tre pakistanezë dhe dy irakianë. Gjatë këtij sulmi janë plagosur 12 vetë.

Në qytetin Ramadi, nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë dy policë dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Qindra mijëra pelegrinë shiitë e vizitojnë qytetin e shenjtë Qerbela, për ta shënuar një festë të tyre.

Shpeshherë ata janë në shënjestër të sulmeve të ekstremistëve sunitë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga dhuna sektare në Irak këtë vit, janë vrarë më se 8 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG