Ndërlidhjet

SHBA: Rekomandohen kufizime në NSA


Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë në Uashington
Në raportin e një grupi presidencial janë rekomanduar ndryshime në programet e vëzhgimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e rekomandimeve kryesore thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë, e njohur me shkurtesën NSA, duhet t’i ndalë përgjimet e bisedave telefonike të shtetasve amerikanë dhe se Gjykata e Inteligjencës për Vëzhgimin e Jashtëm, duhet t’i miratoj kërkimet telefonike dhe ato në Internet.

Në raport rekomandohet që vëzhgimi i liderëve të jashtëm të jetë i kufizuar.

Nga ana tjetër, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është miratuar rezoluta, e propozuar nga Gjermania dhe Brazili, me të cilën kërkohet ndalja e mbikëqyrjes intensive elektronike dhe shprehet shqetësim për dëmin, që këto vëzhgime mund ta kenë në të drejtat e njeriut.

Në rezolutë nuk përmendet ndonjë vend specifik, por ky dokument u miratua pasi ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, këtë vit ka publikaur detaje për programin e spiunimit global të agjencisë, duke shkaktuar tmerr ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG