Ndërlidhjet

OKB: Kritika Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut


Selia e OKB-së në Nju Jork
Selia e OKB-së në Nju Jork
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë me të cilën kritikohet Irani, për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën, dhe “alarmon” për shfrytëzimin e shpeshtë të dënimit me vdekje.

Në rezolutë, poashtu, mirëpritet përkushtimi për të drejtat e njeriut nga presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, përfshirë eliminimin e diskriminimit kundër femrave dhe të pjesëtarëve të minoriteteve etnike.

Por, në rezolutë kritikohen dënimet “johumane”, përfshirë rrahje me kamxhik dhe amputime, dhe për shfrytëzimin e dënimit me vdekje kundër njerëzve nën moshën 18 vjeçare.

Për këtë rezolutë votuan 86 vende, 36 ishin kundër, ndërsa 61 shtete abstenuan.

Një delegat iranian tha se rezoluta nuk e reflekton situatën aktuale brenda Iranit dhe se do të jetë kundërproduktive.
XS
SM
MD
LG