Ndërlidhjet

Ukrainë: Yanukovich shprehet për ndihmën ruse


Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës
Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, pritet që sot të takohet me disa media, me ç’rast do të shprehet për marrëveshjen për ndihmë nga Rusia, të arritur në fillim të kësaj jave në Moskë, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Moska i ka ofruar Kievit 15 miliardë dollarë kredi dhe e ka ulur, për një të tretën, çmimin për furnizimin me gaz.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, e ka lavdëruar marrëveshjen me Kremlinin, duke e vlerësuar si “historike” dhe tha se ajo do ta ripërtrijë rritjen ekonomike.

Vendimi i Yanukovichit i ka nxitur kërkesat për dorëheqje nga rivaltë e tij politikë në Ukrainë, që tashmë janë të zemëruar për shkak se Yanukovich nuk e ka nënshkruan marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian.

Vitaly Klitschko, njëri nga liderët opozitarë dhe ish-kampion botëror në kategorinë e rëndë në boks, e ka akuzuar Yanukovichin se po e dorëzon pavarësinë e Ukrainës.

Ai ka thënë se partia e tij Udar, që do të thotë Goditja, do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta përmbysur qeverinë.
XS
SM
MD
LG