Ndërlidhjet

EULEX: Borchardt u takua me kryetarin e ri të Zveçanit


Bernd Borchardt
Bernd Borchardt
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Bernd Borchardt, është takuar sot me përfaqësuesin e përkohshëm komunal të Zveçanit, Dragan Nedelkoviq, dhe me kryetarin e posazgjedhur të kësaj komune, Vuçina Jankoviq, ka njoftuar misioni EULEX.

Pasi i uroi Jankoviqit zgjedhjen për kryetar të komunës, Borchard është shprehur se shpreson të ketë marrëdhënie konstruktive ndërmjet zyrës së tij dhe EULEX-it.

Pasi tha se Jankoviq ka treguar interesim për sundim të ligjit, Bernd Borchardt, theksoi se “kjo do të kontribuoj në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe do të siguroj një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”.

Gjatë takimit u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe për mbështejten e EULEX-it në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë – Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG