Ndërlidhjet

BE diskuton sot për Serbinë


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosin sot për propozimin e Këshillit të Ministrave, që blloku, në muajin janar, të fillojë negociatat e pranimit me Serbinë.

Sipas mediave serbe, pritet që shefat e shteteve dhe qeverive të caktojnë 21 janarin e vitit të ardhshëm si datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Në konkluzionet e BE-së për Serbinë, thuhet se para hyrjes së saj në BE, ajo duhet të nënshkruajë një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.

Në Bruksel vazhdon sot dita e dytë e samitit të BE-së.
XS
SM
MD
LG