Ndërlidhjet

Target raporton vjedhje të 40 milionë kartelave


Dyqan i Target-it
Dyqan i Target-it
Një zinxhir i madh i dyqaneve në Shtetet e Bashkuara u ka kërkuar ndjesë konsumatorëve, pasi ka njoftuar se hakerët kanë vjedhur të dhënat e rreth 40 milionë kartelave të kreditit dhe debitit, që u takojnë blerësve.

Vjedhja e të dhënave nga dyqanet Target besohet të jetë vjedhja e dytë më e madhe e numrave të kartelave që ka ndodhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Kompania TJX ka thënë në vitin 2007 se hakerët kanë vjedhur të dhënat e rreth 46 milionë kartelave.

Target ka thënë se hakerët mund të kenë marrë emrat, numrat dhe kodet e sigurisë të kartelave që konsumatorët kanë përdorur për blerje në periudhën 27 nëntor – 15 dhjetor.

Raportet thonë se vjedhja duket të ketë përfshirë kartelat e përdorura në gati të gjitha 1,797 dyqanet e Target-it në SHBA.

Vjedhja është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG