Ndërlidhjet

Uganda me ligj të ashpër anti-gay


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj, i cili dënon sjelljen homoseksuale apo mbështetjen e komunitetit homoseksual me shumë vite burg, që mund të zgjerohen edhe në burgim të përjetshëm.

Ai parasheh veçanërisht dënime të ashpra kundër homoseksualëve që transmetojnë virusin HIV përmes marrëdhënieve seksuale ose angazhohen në marrëdhënie të tilla me një të mitur ose person me aftësi të kufizuara.

Leslie Lefkow, nga organizata Human Rights Watch, e ka quajtur ligjin “të neveritshëm” dhe i ka bërë thirrje presidentit Yoweri Museveni që të mos e nënshkruajë atë.

Kur ligji është propozuar për herë të parë në vitin 2009, verdikti i tij maksimal ka qenë dënimi me vdekje.

Klauzola është hequr pas presionit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG