Ndërlidhjet

Maqedoni: U miratua buxheti për vitin 2014


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar buxhetin për vitin 2014, një vit pas përleshjeve brenda dhe jashtë tij, dhe që kishte shkaktuar krizë tremujore politike, raporton AP nga Shkupi.

Për miratimin e buxhetit votuan 68 ligjvënënës, ndërsa 27 ishin kundër. Të 28 deputetët e tjerë të Kuvendit nuk ishin të pranishëm gjatë seancës së sotme.

Buxheti parasheh rritje mestare prej përkatësisht 5 dhe 7% të pensioneve shtetërore dhe rrogave në sektorin publik.

Në përgjithësi, ekonomia në Maqedoni pritet të zgjerohet 3.2%, ndërsa deficiti mund të arrijë 3.5% të GDP-së vjetore të këtij vendi.

Ligjvënësit opozitarë të krahut të majtë votuan kundër këtij buxheti, duke e akuzuar qeverinë për shpenzime të mëdha.
XS
SM
MD
LG