Ndërlidhjet

Islamisti boshnjak dënohet me 45 vjet burg për terrorizëm


Sarajevë - Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ekstremistin islamist Haris Çausheviq me 45 vjet burgim për terrorizëm, 20 dhjetor 2013
Sarajevë - Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ekstremistin islamist Haris Çausheviq me 45 vjet burgim për terrorizëm, 20 dhjetor 2013
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka dënuar një islamist militant me 45 vjet burg, pasi u gjet fajtor për një sulm me bombë, tri vjet më parë.

Dënimi më i madh i shqiptuar ndonjëherë në Bosnje për terrorizë, iu shqiptua të premten Haris Çausheviq për vendosjen dhe shpërthimin e një bombe prapa stacionit të policisë në qytetin Bugojno në qershor të vitit 2010.

Një oficer policie ishte vrarë nga ky sylm, dhe dhjeta të tjerë ishin plagosur nga shpërthimi.

Gjyqtari tha se qëllimi i këtij akti terrorist ishte që të “frikësohet popullata dhe të destabilizohen seriozisht strukturat politike, kushtetuese dhe sociale në Bosnje e Hercegovinë” me qëllim të vendosjes së ligjit të Sheriatit në këtë shtet.

Çausheviq, i cili është ndjekës i sektit fundamentalisht Vahabi, ishte i dyshuari kryesor në këtë rast terrorrist.

Një person tjetër i dyshuar, është liruar nga akuzat në mungesë provash.

I dyshuari i tretë ndërkaq, është dënuar para ca kohe me 14 vjet burg.
XS
SM
MD
LG