Ndërlidhjet

Erdogan kërcënon: Do t'i dëboj diplomatët e huaj


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar sot me dëbimin e diplomatëve të huaj, pasi i sheh si fajtor për hetimet në rastin për korrupsion dhe mitmarrje që po kryhen nga njerëzve të afërt me qeverinë e tij.

Akuzat e Erdoganit vijnë pas arrestimit të dy djemve të ministrave të tij të shtunën, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve gjendet edhe Sulejman Aslan, që është kryeshefi ekzekutiv i Halkbank.

Mediet turke raportojnë se 24 persona janë arrestuar në total, dhe të njëjtit po presin në mbajtje para se të dërgohen para gjykatës.

Ata akuzohen për marrje apo lehtësim të ryshfetit.

Gazetat shkruajnë se hetimet ndërlidhen me transfere ilegale të parave në Iran, dhe një shkallë e gjerë e ryshfetit për projektet ndërtuese.

Erdogan u përgjigj, duke larguar disa krerë të policisë nga postet e tyre drejtuese, përfshirë 14 prej tyre në Ankara, dhe drejtorin e policisë në Istanbull.
XS
SM
MD
LG