Ndërlidhjet

Thirrje për armëpushim gjatë Krishtlindjeve në Sudanin Jugor


Sudani Jugos - Një e shpërngulur nga shtëpia e saj, nga frika e eskalimit të dhunë, po përgatit drekën për familjen e saj, 20 dhjetor, 2013
Sudani Jugos - Një e shpërngulur nga shtëpia e saj, nga frika e eskalimit të dhunë, po përgatit drekën për familjen e saj, 20 dhjetor, 2013
Unioni Afrikan ka thirr të shtunën për një armëpushim të menjëhershëm në Sudanin Jugor, ku personeli i Kombeve të Bashkuara thotë se qindra njerëz janë vrarë në më pak se një javë luftimesh.

Në një deklaratë për medie, ky union e përshkruan vrarjen e paqeruajtësve të OKB-së dhe të civilëve në kampet e OKB-së, si krime lufte.

Luftimet që nisën të dielën në kryeqytetin Juba janë shpërndarë shpejt në pjesë të tjera të shtetit, të nxitura nga ndarjet etnike ndërmjet të komunitetit shumicë Nuer dhe grupeve tribale Dinka.

Unioni Afrikan thotë në deklaratën e vet, se kryesuesja Nkosazana Dlamini-Zuma "thirr për armëpushim të menjëhershëm humanitar për periudhën e Krishtlindjeve, si një shenjë të përkushtimit të të gjitha palëve të përfshira, që brengosen për të mirën e popullit të Sudanit Jugor”.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 2,000 të rinjë që i takojnë grupit etnik Luo Nuer kanë vërshuar të enjten kampin Akobo të OKB-së, duke lënë të vdekur dy paqeruajtës nga India, ndërsa kanë lënduar 11 civilë të komunitetit Dinka, që ishin strehuar në këtë bazë.
XS
SM
MD
LG