Ndërlidhjet

Krishterët në Jerusalem: Dhuna nuk është rrugëdalje


Ilustrim
Ilustrim
Krerët e 13 kishave të krishtere në Jerusalem, kanë lëshuar sot një porosi të përbashkët për festat e fundvitit, për të nënvizuar kundërshtimin e tyre të fuqishëm që përmes përdorimit të dhunës të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme.

“Dhuna shiihet, nga disa, si një prej mënyrave për të imponuar rregullin, dhe për të arritur sigurinë, ose si mënyra e vetme për t’i rezistuar tiranisë dhe padrejtësive nga të tjerët” thuhet në këtë porosi.

Mesazhi është nënshkruar nga Patriku i Kishës Katolike Fouad Tëal, dhe Patriku i Kishës Ortodokse Greke Teofili i III-të, si dhe figura të tjera të larta nga denominimet e ndryshme të krishtere.

“Ne besojmë fuqishëm se dhuna nuk është rrugëdalje”, shkruan në deklaratën që nënshkruan 13 përfaqësues të kishave në Jerusalem, njofton dpa.
XS
SM
MD
LG