Ndërlidhjet

Obama paralajmëron Sudanin Jugor


Washington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama
Washington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama i ka tërhequr vërejtjen Sudanit Jugor, pasi katër ushtarë amerikan u lënduar pas të shtënave ndaj aeroplanëve të tyre ushtarak që kishin shkuar për të evakuuar amerikanët nga konflikti në këtë shtet të Afrikës qendrore.

Në një deklaratë për media, Obama ka thënë se çfarëdo lëvizje e fraksioneve të sudano-jugorëve që synojnë ta marrin pushtetin përmes dhunës ushtarake, do të çojë në ndërprerjen e ndihmës së Shteteve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë shtet.

Përmes këtij njoftimi, i bëhet thirrje edhe sudanezëve që të mbështesin përpjekjet e mbrojtjes së amerikanëve në kryeqytetin Juba, dhe në Bor.

Ushtria amerikane tha se tre aeroplanë të saj kanë has në zjarr të artilerisë gjatë fluturimit të tyre mbi qytetin Bor, duke shkuar për të evakuar shtetasit amerikan nga atje.

Ende nuk është e qartë se kush ka shtënë mbi këto fluturake, edhe pse qyteti Bor, është nën kontroll të kryengritësve.

Dhuna etnike ka shkaktuar trazira së fundi në Sudanin Jugor, i cili u pavarësua nga Sudani më 2011.
XS
SM
MD
LG