Ndërlidhjet

Serbi: Dy vdesin, dhjetëra lëndohen nga aksidenti zinxhiror


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident zinxhiror ku janë përfshirë 36 makina në autostradën Zagreb-Beograd, thonë autoritetet serbe.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të pagesës së autostradës në Simanovci, rreth 35 kilometra në perëndim të Beogradit, në rrugën E70, që është korridori kryesor për ndërlidhje të perëndimit me Evropën Jug-Lindore me Turqinë.

Disa nga të lënduarit janë sjell në spitalet e afërta në qytetet Ruma, kurse në Beograd janë dërguar ata në gjendje kritike.

Kjo zonë ishte e mbuluar me mjegull të dendur në mëngjes, ndërsa shoferët e aksidentuar sa kishin kaluar kufirin nga Kroacia në Serbi, ku shumica kishin pritur për mbi 10 orë, ose kishin kaluar natën në kufi në pritje për të kaluar.

Kufiri i Kroacisë me Serbisë zakonisht vërshohet nga makinat në prag të festave të mëdha.
XS
SM
MD
LG