Ndërlidhjet

Zbehen protestat në Kiev


Ukrainë - Protesta në Kiev, në Sheshin e Pavarësisë, që njihej si Shesi i Mejdanit, 22 dhjetor, 2013
Ukrainë - Protesta në Kiev, në Sheshin e Pavarësisë, që njihej si Shesi i Mejdanit, 22 dhjetor, 2013
Lëvizja pro-evropiane në Ukrainë duket se po humb ritmin e saj, meqë protesta e së dielës mblodhi më pak protestues, prej se është nënshkruar marrëveshja për kredinë ruse.

Afro 40 mijë njerëz u paraqitën sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, që është e pesta me radhë kundër qeverisë që vendosi të mos nënshkruaj në nëntor marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian, si rezultat i presionit nga Kremlini.

Të gjitha demonstratat e mëparshme kishin grumbulluar qindra mijëra protestues, duke e bërë protestën e fundit si më të voglën që kur nisën të shprehen pakënaqësitë në rrugë, më 24 nëntor, njofton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Lëvizja që po organizon protestat, nuk ka arritur që t’i përgjigjet marrëveshjes kontraverse që lidhi presidenti Viktor Yanukovych në Moskë këtë javën, për miliadat e Rusisë për ta ndihmuar Ukrainën që të shpëtoj nga kriza ekonomike.

Një prej liderëve të protestës, kampioni botëror në boks Vitali Klitschko, u tha sot të pranishmëve se protestat do të vazhdojnë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, dhe nuk do të lëvizim askund prej këtij vendi”, tha ai.

“Ne po kërkojmë jo vetëm dorëheqjen e qeverisë, por edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale”, shtoi ai.

Protestuesit kanë uzurpuar Sheshin e Pavarësisë – që në Kiev njihet si Mejdan – që nga fundi i muajit nëntor, dhe kanë vendos barrikada në pjesë të ndryshme, për të parandaluar forcat e sigurisë që të hyjnë në atë zonë.
XS
SM
MD
LG