Ndërlidhjet

Belgjikë: Azilkërkuesit ndërtuan kamp në qytetin Mons


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli
Raportohet se një numnër i konsiderueshëm i azilkërkuesve afganë dhe mbështetësit e tyre, e kanë ndërtuar një kamp në qytetin Mons të Belgjikës.

Ata po kërkojnë nga kryeministri i këtij vendi, Elio Di Rupo, që ta shqyrtoj kërkesën e tyre për lejeqëndrim në Belgjikë, duke argumentuar se do të ishte shumë i rrezikshëm kthimi i tyre në Afganistan.

Demonstruesit kanë marshuar afro 70 kilometra nga Brukseli për ta parë zotin Di Rupo, i cili është edhe prefekt i qytetit Mons.

Por, ai gjendet në udhëtim dhe nuk pritet kthimi i tij deri të hënën vonë.
XS
SM
MD
LG