Ndërlidhjet

Kirgistani i shet Rusisë kompaninë e gazit për $1


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Kirgistanit ka nënshkruar sot një ligj, i cili vë në jetë marrëveshjen e Bishkekut dhe Moskës për gazin natyror.

Sipas legjislavionit të nënshkruar të hënën nga Almazbek Atambaev, kompania ruse Gazprom do të blej ndërmarrjen shtetërore për furnizim me gaz KyrgyzGaz për 1 dollarë, kurse do të investojë 655 milionë dollarë në infrastrukturën kirgize të gazit natyror.

Më herët gjatë ditës, parlamenti i Armenisë ka ratifikuar një marrëveshje identitike me Rusinë, përkundër protestës së opozitës.

Marrëveshja i jep Gazpromit, i cili veç ka në pronësi 80% të aksioneve në ndërmarrjen e përbashkët armeno-rus, ArmRosgazprom, 20 përqind e mbetyra.

Gazpromi po ashtu me këtë marrëveshje, do të ketë nën kontroll të gjitha importet e gazit në Armeni deri në vitin 2043.

Të dy shtetet, Armenia dhe Kirgistani, po kërkojnë që të hyjnë në Unionin Doganor që drejton Rusia.

Moska ka thënë se Unioni Doganor, i cili momentalisht përfshin Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakstanint, do të zgjerohet për të krijuar deri në vitin 2015 një Bashkim Ekonomik Euro-Aziatik, i cili është i modeluar sikur Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG